Categories Sport

Vanessa Bryant përl ot të gjithë me fjalimin në ceremoninë e homazheve për Kobe dhe vajzën e tyre

Homazhet publike për hu mbjen e Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna janë mbajtur ditën e djeshme në “Staples Center” në Los Angeles.

20.000 bileta dolën në shitje dhe u blenë menjëherë nga fansat e kampionit të basketbollit, të cilët kanë nderuar dje Bryant dhe vajzën e tij.

Bashkëshortja e basketbollistit, Vanessa theu për herë të dytë zemrat me fjalimin që mbajti në hapjen e ceremonisë, me një mesazh të ndjerë që i drejtohej bashkëshortit dhe vajzës.

“Zoti vendosi që ne të mos jemi në këtë botë së bashku. Zemër, kujdesu për Gigi-n tonë dhe unë do të kujdesem për Nani-n, Bibi-n dhe Coco-n. Ne vazhdojmë të jemi skuadra më e mirë. Ju duam dhe na mungoni ti dhe Gigi. U prehshit të dy në paqe dhe kënaquni në parajsë, derisa të takohemi sërish një ditë. Ju duam të dyve dhe do të na mungoni përgjithmonë. Mami.”- tha ndër të tjera Vanessa me l ot në sy.

Publiku u përl ot nga fjalimi i saj i gjatë dhe zemra na u nda në mijëra copa! Në ceremoni mori pjesë edhe këngëtarja me famë botërore, Beyonce, e cila performoi disa prej baladave të saj më të ndjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME