Categories Lajme

Vasil Bedinaj takim me prefektin Flamur Mamaj, duke i paraqitur 9 kërkesat qe duhet të zbatohen nga ministria e turizmit

Operatorët turistik të Vlorës mëngjesin e kësaj të marte kanë zhvilluar një takim me prefektin e qarkut të Vlorës Flamur Mamaj.

Në këtë takim ata kanë diskutuar rreth përgatitjeve për sezonin turistik duke i paraqitur prefektit të Vlorës 9 kërkesat qe duhet të zbatohen nga ministria e turizmit dhe institucionet e qytetit bregdetar si policia, bashkia Vlorë apo prefektura e qarkut.

Kreu i operatorve turistik Vasil Bedinaj ka renditur si më primaren fillimin e sezonit turistik në datën 16 prill si dhe ndarjen e hapsirave publike të plazheve për të shmangur konfliktet.

Elidon Nikaj një prej administratorve të njësive hoteliere në Vlorë vec 9 kërkesave të paraqitura sheh si primare dhe krijimin e linjave të reja të autobusëve me atraksionet turistike si Kanina, Llogora, Zvërneci etj si dhe gatishmërinë e institucioneve si zjarrfiksja, policia rrugore, bashkiake në rast të emergjencave që kërkojnë ndërhyrje .

Prefekti i qarkut të Vlorës Flamur Mamaj në fjalën e tij shprehet se kërkesat e operatorve turistik janë të domoseodhme dhe janë të njëjtat që ka menduar si probleme ministria e turizmit teksa të tilla kërkesa sipas tij do të jenë prioritet për institucionet vendore dhe ministrinë e turizmit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME