Categories Politike

Vasili: Ruçi jep dorëheqjen nga “Miqtë e fëmijve”,nuk denove Ballën

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kërkon largimin e kreut të Kuvendit si drejtues i Grupit Parlamentar ‘Miqtë e fëmijëve’, ka reaguar pas deklaratës së deputetit Taulant Balla i cili përmendni vajzën e Lulzim Bashës në Kuvend.

Vasili në një postim në Facebook, i kërkon kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, që të japë dorëheqjen nga “Miqtë e Fëmijëve”, pasi nuk mori asnjë veprim kundër Ballës.

POSTIMI I PLOTË

Ruçi jep doreheqjen nga “Miqte e femijve”,nuk denove Ballen,qe dhunoi verbalisht femijet.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk mundet më kurrsesi te drejtoje grupin e deputeteve “Miqte e femijeve”.

Nen drejtimin e tij,ne sy te tij si drejtues i seances kur Taulant Balla permendi ne menyre te ulet,ne dhunim te cdo etike, ne seance plenare ne sallen e kuvendit vajzen e vogel te kryetarit te partise demokratike Lulzim Basha.

Kryetari Ruçi s’levizi as gishtin perpara nje ndyresie te tille publike kunder femijve.

Eshte e turpshme dhe amorale qe Ruçi per hir te
konformizmit,besnikerise,servilizmit dhe varesise ndaj Partise jo vetem qe nuk e deboi ne cast nga salla Ballen,por as nuk e paralajmeroi.

Po Ruçi ka qene ai qe ka bllokuar parlamentin,ka futur Garden dhe ka bere hatane per nje fjale goje dhe ka perzene deputete nga salla.

Ndersa heshti kur u perfol nje femije.

Turp i madh qe nje femije perdoret ne mes te parlamentit, poshtersisht e politikisht nga Balla dhe Ruçi hesht.

Gramoz jep doreheqjen nga drejtimi i
” Miqte e femijve”.

Kjo eshte me e pakta qe mund te beje si politikan, si prind dhe si gjysh, ne te kundert s’perfaqson më asnjeren prej tyre dhe do te te mbetet vetem dashuria per sharlatanizmin e pagdhendur te Balles.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME