Categories Lajme

Vata: Djali im i talentuar, por e “pengon” emri im te Shqipëria

Rudi Vata ndien se nuk ëshët vlerësuar aq sa meritonte për kontributin që ka dhënë në Kombëtaren e Shqipërisë. Në lidhjen me “FanZone”, ish-mbrojtësi dhe kapiteni kuqezi nuk e sheh të ardhmen e djalit të tij te Shqipëria.

Përfundimi i kampionatit në Belgjikë: Faktikisht kampionati është i mbyllur, mendoj se ishte vendimi i duhur. Ka pasur disa zhvillime në lidhje me licencimin e klubeve. Skuadra ku unë punoj nuk është licencuar. Është e pakuptimtë që futbollistët të kthehen dhe ta vazhdojnë kampionatin në qershor ose në korrik.

E ardhmja te Muscron? I shoh të gjitha opsionet. E mendoj edhe largimin, por edhe qëndrimin. Të shoh ç’do të ndodhë në bisedat që do të kemi. Ne kemi objektiv për të qenë në 6 më të mirat në kampionat, por të shohim, pasi duhet shumë punë. Nuk kam pikëtuar asnjë lojtar nga Kategoria Superiore, pasi kushtojnë shumë për klubin tonë.

Zgjedhja e djalit të Vatës: Fëmija im është shumë i talentuar, por ende nuk ka arritur në atë fazë që të themi për cilën kombëtare do të luajë. Unë kam dhënë shumë për Kombëtaren, por në Shqipëri nuk më kanë vlerësuar. Mendoj se djali im nuk do të përshtatej me njerëzit e futbollit aty, sepse nuk e duan figurën time aty.” Burimi:Supersport.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME