Categories Sport

Cellino sfidon Ligën: Firmos zbritjen në Serinë B dhe nuk e kthej skuadrën në fushë

Presidenti i Brescias Massimo Cellino është njëri prej atyre që ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundër rifillimit të kampionatit, madje edhe duke sfiduar Ligën e Federatën se nuk do të nxjerrë ekipin në fushë, nëse vendoset për të rinisur. Në një deklaratë për mediat italiane, Cellino hodhi poshtë faktin se kundërshton për shkak se Brescia renditet në vendin e fundit dhe theksoi se është gati të firmosë zbritjen në Serinë B, nëse duhet të shpëtojë futbollin.

“Nuk më bëhet vonë aspak për rënien në Serinë B. nëse duhet që Brescia të bjerë për të shpëtuar futbollin, e bëj direkt nesër në mëngjes. Nuk lejoj të bëjnë hamendësime të ndryshme. Duhet të kuptoni që është një situatë shumë e vështirë, Unë për veten time kam frikë të dal edhe në kopshtin e shtëpisë, ndaj nuk mund të nxjerr lojtarët të udhëtojnë nëpër Itali. Për më tepër, pa tifozë futbolli nuk ka pikën e vlerës”, deklaroi cellino. Burimi:Supersport.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME