Categories Lajme

Vazhdon zjarri në Fabrikën e Këpucëve në Skrapar, prej më shumë se 4 orësh

Vijon ende zjarri në Fabrikën e Këpucëve në Skrapar, ndërsa zjarrëfikësit luftojnë prej më shumë se 4-orësh me flakët. Fabrika shkrumbohet tërësisht,nuk ka asnjë të lënduar. I gjithë qyteti gjendet i mbuluar nga tymi dhe era e keqe. Zjarri i fuqishëm që ra pasditen e sotme në Fabrikën e Këpucëve  në Skrapar vijon ende të jetë i ndezur. Prej rreth 4-orësh forcat e shërbimeve zjarrëfikëse të Skraparit dhe të Beratit janë duke luftuar me flakët, por ende nuk kanë mundur ta vënë nën kontrroll e të lokalizojnë flakët e zjarrit. E gjithë Fabrika e Këpucëve,e vetmja fasoneri që operon prej rreth 5-vjetësh në qytetin e Skraparit dhe ku janë të punësuar rreth 250 gra e burra, është shkrumbuar totalisht.

Dëmi i shkaktuar në fabrikë është kolosal, pasi mesditën e sotme raportohet që në magazinat e fabrikës ishte shkarkuar ngarkesa e lëndës së parë prodhuese të këpucëve. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz dhe nga zjarri nuk janë rrezikuar as banesa të tjera përreth dhe as Nënstacioni Elektrik i qytetit, që ndodhej rreth 500 metër prapa fabrikës.

Pas rënies së zjarrit në të gjithë qytetin e Skraparit është shkëputur energjia elektrike,për të shmangur ndonjë incident tjetër të mundshëm. Në momentin e rënies së zjarrit në fabrikë nuk ka pasur asnjë punonjës pasi puna në këtë fasoneri mbyllej çdo ditë në orën 17:00. I vetmi në fabrikë në momentin e rënies së zjarrit ka qenë roja, i cili është tmerruar kur ka parë flakët dhe ka njoftuar menjëherë zjarrëfikësit.

Shërbimi i Zjarrëfikëseve të Skraparit ka mbërritur menjëherë në vendngjarje por,pasi flakët kanë marrë përmasa të mëdha janë njoftuar për ndihmë Shërbimet Zjarrëfikëse të qytetit të Beratit. Ende zjarri vijon të jetë aktiv,ndërkohë që i gjithë qyteti i Skraparit është mbuluar prej orësh nga tymi dhe era e keqe. Shefi i Repartit të Zjarrëfikësve në Skrapar,Vasfi Osmani,ka shpjeguar edhe aksionin e zjarrëfikësve që nga momenti i rënies së zjarrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME