Categories Lajme

Vdekja e 3-vjeçarit, Ministria e Arsimit i heq licencën kopshtit në Fier

Ministria e Arsimit i ka hequr licencën kopshtit në Fier, ku u mbyt një fëmijë 3-vjeçar disa ditë më parë. Sipas MAS institucioni arsimor parauniversitar privat, kishte “regjistruar dhe pranuar fëmijë në kopsht mbi numrin e lejuar të fëmijëve për grup, duke sjelle si pasojë mungesën e përkujdesjes së nevojshme për këta fëmijë”.

Në njoftimin e publikuar gjithashtu Ministria e Arsimit dhe e Sportit bën me dije se gjithashtu, kopshti nuk plotësonte standardet infrastrukturore.

INFORMIM Ministria e Arsimit dhe Sportit, nisur nga rasti tragjik i Fierit, kërkoi nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) ngritjen e një grupi pune për inspektimin e institucionit arsimor parashkollor, kopshti “Flatrat e Dijes”.

Klikoni që të hyhet te URDHER-NR.45.DT_.3.2.2022.pdf

Sipas relacionit të grupit të punës janë gjetur këto shkelje:

1- Nuk ka drejtues Didaktik.
2- Ka regjistruar fëmijë të moshës nën 3 vjeç, në kundërshtim me ligjin.
3- Personeli mësimdhënës nuk plotëson kriteret e parashikuara në ligjin 69/2012 neni 57.
4- Nuk plotëson standardet infrastrukturore.
5- Ka regjistruar dhe pranuar fëmijë mbi numrin e lejuar.
6- Nuk ka përmbushur detyrimet në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe kontratat me prindërit. Nisur nga këto shkelje, MAS mori vendimin për mbylljen e veprimtarisë së këtij kopshti dhe revokimin e licencës nga QKB.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME