Categories Lajme

“Ishin sakatë, shpëtova gruan, por burri …”- I moshuari vdes nga flakët, dëshmitari: Hera tretë që digjeshin!

Një i moshuar ka humbur jetë pasi shtëpia e tij në lagjen “Salo Halili” në Shkodër, u përfshi nga zjarri. 79-vjeçari, i identifikuar si Musa Zeqiri, nuk arriti t’i shpëtonte flakëve, ndërsa bashkëshortja e tij është shpëtuar nga një prej banorëve të lagjes.

Isa Ulqinaku, i cili ishte edhe dëshmitar okular i ngjarjes, tha se arriti të nxjerrë gruan nga banesa, por i moshuari mbeti brenda pasi shpërtheu bombola e gazit. Ai tregoi për mediat se kjo është hera e tretë që banesa e tyre është përfshirë nga flakët, por nuk është vendosur dorë.

Ulqinaku e konsideroi vdekjen e të moshuarit si ‘vrasje me dashje’, pasi sipas tij, shteti i ka lënë në mëshirë të fatit. Dëshmitari rrëfeu se çifti nuk kishin fëmijë dhe ishin të paralizuar.

“Janë burrë e grua, pa fëmijë, pa askënd. Nuk është hera e parë që digjen, është hera e tretë që digjen brenda. S’ka vënë dorë shteti dhe as bashkia. Të shkretët janë sakatë, unë hyra dhe shpëtova gruan.

Nuk mund të duroja më, plasi gazi dhe dola jashtë, plaku mbeti brenda. Gruan e nxora jashtë, e morën me ambulancë. Jetojnë vetën, nja 20 herë ka ardhur zjarrfikësja, i kanë çuar i kanë vizituar dhe i kanë kthyer sërish.

Njëri ishte sakat, i kemi ndihmuar me ndonjë gjë që kemi pasur mundësi. Kjo është vrasje me dashje, me qëllim. Sepse shteti nuk ka vendosur dorë, këta ishin të sëmurë, pa këmbë e pa duar. Nuk i fali Zoti fëmijë, sot i lanë të vdisnin”, tha dëshmitari për mediat.

Njoftimi i policisë Më datë 03.02.2022, rreth orës 13:30, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, ka rënë zjarr në katin e parë të një pallati. Si pasojë ka gjetur vdekjen shtetas M. Z. 79 vjeç, dhe ka pësur djegie bashkëshortja e tij e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet PMNZ, ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME