Categories Showbiz

Vdekja e aktorit Xhevdet Ferri, Viktor Zhusti s’mban dot lotët: O Zot! Është e paimagjinueshme!

Aktori i njohur, Viktor Zhusti është përlotur pasi ka marrë vesh lajmin e hidhur për vdekjen e kolegut të tij, Xhevdet Xhaferri. Në një lidhje live, në “News 24”, Zhusti nuk i mbajti dot lotët, teksa u shpreh se kjo ngjarje iu duk e paimagjinueshme. Zhusti shtoi se kishte takuar Ferrin dhe nuk e dinte që ishte i sëmurë.“O Zot”, është e paimagjinueshme. Është e paimagjinueshme. Është gjëja më shokuese dhe më tronditëse, që kam pasur në këtë periudhë. Kohët e fundit bëmë filmin “Delegacioni” me të, që pati sukses të jashtëzakonshëm. Xhevdeti ka qenë, o Zot, ka qenë studenti im. Ka qenë i shkëlqyer, nuk di ç’të them. Iu shpreh ngushëllime të gjithë atyre që e kanë njohur. E kam takuar një vit më parë, kur ishim me xhirimet e filmit

. Nuk e dija që ishte i sëmurë. O Zot, në atë kohë pati një incident dhe me një aktor tjetër, por e sollën në Tiranë me urgjencë dhe shpëtoi. Xhevdeti ishte shumë bashkëpunues, shumë i dashur dhe i sjellshëm. Çdo gjë mund të prisja sot, por vetëm këtë jo. Unë kam luajtur disa filma me Xhevdetin. E kuptoni sa e vështirë, pas një lajmi aq tronditës, të përqendrohem dhe të përmbledh kujtimet e mia me të. Sa e rëndë, sa e papritur dhe sa shokues ishte gjithë ky lajm. Me Xhevdetin kam një rrugë 50-vjeçare, ne ishim miq, aktorë, bashkëpunëtorë, studentë, pedagogë, e donim dhe e respektonim njëri-tjetrin … nuk e di,”- tha Zhusti ndër të tjera. Ditën e sotme ndërroi aktori i mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri. Ai vuante oprej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme, e cila i mori edhe jetën, pikërisht në moshën 59- vjeçare. Xhevdet Ferri i njohur në rrethim e miqve të ngushtë dhe si Xhoda, do të prehet në varrezat e Sharrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME