Categories Lajme

VIDEO/ Shikoni si u përfshi nga zjarri fabrika e babait të kryebashkiakut socialist

Fabrika e prodhimit të dyshekëve e Gjergji Kralit, babait të Redjan Kralit, kryetarit të bashkisë së Kavajës u përfshi nga zjarri mbrëmjen e së enjtes. Ngjarja ndodhi orës 19:10 në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë. Fabrika është përfshirë nga flakët dhe për pasojë ka vetëm dëme të shumta materiale dhe për fat të mirë jo persona të lënduar.

Në fabrikë punojnë rreth 400 punëtorë, por askush nuk ishte prezent në momentin e ngjarjes përveç rojës i cili njoftoi më pas pronarët. Policia dhe shërbimi i zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por pa mundur të shpëtojnë diçka nga fabrika. Në ndihmë të zjarrfikësve lokalë nga shkuar edhe forca nga Tirana, Durrësi dhe Lushnja. Paraprakisht sipas policisë dyshohet se zjarri ka qenë aksidental. Një grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit. Kjo është hera e dytë që kjo fabrikë përfshihet nga flakët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME