Categories Lajme

Vdekja e Bedrie Lokës, krushqit u konfiktuan pranë morgut të QSUT-së, në banesën e 41-vjeçares ishin vjedhur rreth 40 mijë euro

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e regjistruar pesë ditë më parë, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka, nga Sukthi, i dha fund jetës duke pirë fotoksinë.

Burime për mediat bëjnë me dije se në datën 3 janar, kur Bedrie Loka ndërroi jetë në spital pa pasur një konflikt mes vëllezërve të saj dhe bashkëshortit, Xhemal Loka, i cili aktualisht ndodhet në qeli pasi akuzohet se ka dhunuar dhe kërcënuar më herët 41-vjeçaren.

Konflikti ka ndodhur jashtë ambienteve të morgut të QSUT-së, ku mësohet se vëllezërit donin ta merrnin trupin e të ndjerës dhe ta varrosnin vetë, pasi që në momentet e para ata dyshonin se përgjegjës që e çoi të motrën e tyre drejt vetëvrasjes ishte Xhemal Loka.

Madje konflikti verbal u përshkallëzua drejt përplasjes fizike. Pavarësisht kërkesës së familjarëve të saj, trupi i 41-vjeçares u varros nga familja e bashkëshortit të saj. Konfliktet në familjen Loka dhe dhuna ndaj Bedries ka qenë e hershme. Sipas asaj që është bërë me dije për mediat familja e Sanije Lokës nga Peshkopia (vjehrra e Bedries), nënë e 5 fëmijëve, ku një prej fëmijëve ishte edhe Xhemal Loka, u shpërngulën nga Peshkopia në fshatin Vardardhë në Sukth shumë vite më parë. Bedria dhe bashkëshorti i saj Xhemal Loka, ndërtuan një shtëpi 2-katëshe, ndërsa Sanija me djalin tjetër dolën me qira në fshatin Kodër.

Vjehrra e Bedries insistonte që katin e dytë të shtëpisë ta merrnin ajo me fëmijët e djalit tjetër, të cilët i kishte braktisur e ëma. Kjo kërkesë është bërë dhe shkaku i shumë debateve në shtëpinë e Bedries. Sa herë që i shoqi kthehej nga kurbeti nisnin sherret deri në dhunën fizike. Madje deri edhe në ofendimet për nder.

Gjithashtu, mësohet se në banesën e 41-vjeçares ishin vjedhur rreth 40 mijë euro, por ende nuk është zbardhur se kush i mori këto para.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 Janar. Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve, pasi i uroi ditëlindjen vajzës së saj më 2 Janar, ditën tjetër piu fotoksinë. Ajo humbi jetën në spital. Kjo ngjarje e rëndë u bë publike për mediat më 5 Janar dhe fillimisht u shit si një vetëvrasje për shkak të bullizimit në “TikTok”.

Kanë qenë vëllezërit e viktimës ata të cilët thanë se përgjegjës për vrasjen e motrës së tyre është bashkëshorti.

“Motrën tonë nuk e vrau Tik Tok e vrau bashkëshorti! Ne jemi të mendimit që bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike. Ja thamë policisë që bashkëshorti e ka çuar deri në vetëvrasje. Sot kemi hapur dyert e mortit presim ngushëllime”, tha ai më herët.

Ditën e djeshme, në prangat e bluve të Durrësit ra bashkëshorti i Bedries, Xhemal Lokën. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij dhe sapo ishte kthyer nga Greqia e kishte kërcënuar për ta vrarë me thikë. Kjo gjë ka ndodhur në prezencë të njërit prej fëmijëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME