Categories Lajme

Vdekja e dy foshnjave në Berat/ Qumështi që përdorej hidhej në kuti tjetër, Policia: Pritet përgjigja e analizave

Detaje të reja dalin, lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Beratit mëngjesin e së dielës, ku vdiqën 2 binjakët 5-muajsh. Burime nga drejtoria Vendore e Policisë Berat, konfirmojnë zyrtarisht se pas kqyrjes së vendit të ngjarjes është përjashtuar mundësia e asfiksimit të tyre nga mungesa e ajrit në dhomë. Tashmë, pista ku po hetohet është helmimi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ekspertët kriminaliatikë të DPV Berat kanë sekuestruar në banesën e familjes Agalliu,në cilësinë e provës materiale,kutinë ku nëna hidhte qumështin që përdorte për të ushqyer fëmijët. Sipas policisë,kutia,që nuk ishte kutia e qumështit që përdorej për fëmijët,është dërguar në Tiranë për tu analizuar,për të kuptuar nëse ka qenë kutia e papastër apo me mbetje a myk që ka shkaktuar kontaminimin e qumështit që hidhej në të.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se,policia është në pritje të përgjigjes së analizave të kësaj kutie ku hidhej qumështi i fëmijëve,analiza që do të konfirmojnë zyrtarisht edhe shkakun e vdekjes së tyre. Dy binjakët 5-muajsh R.Agalliu dhe R.Agalliu gjetën vdekjen rreth orës 08:00 të mëngjesit të së Djelës,20 minuta pasi nëna i kishte ushqyer me qumësht dhe i kishte vendosur në krevat.

Një tragjedi ka ndodhur 3 ditë më parë në Berat, pasi 2 fëmijë binjakë vetëm 5 muajsh kanë gjetur vdekjen. Sipas informacioneve mësohet se fëmijët binjakë kanë vdekur mëngjesin e së dielës dhe kanë mbërritur të vdekur në Repartin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal Berat rreth orës 09:00 të mëngjesit të së dielës. Pista ku po hetohet është helmimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME