Categories Lajme

Vdekja tragjike e 2 foshnjave, e ëma rrëfen çfarë ndodhi

Tashmë është zbardhur dëshmia e prindërve të dy foshnjeve binjakë që ndërruan jetë mbrëmjen e djeshme në Berat, në rrethana misterioze. Nëna e dy binjakëve, Merushe Agalliu ka thënë se pasi i ka ushqyer fëmijët me qumësht, i ka vënë në krevat. Pak më vonë pasi ka vërejtur se dy binjakët kishin ftohtë, ka lajmëruar menjëherë ambulancën, por ka qenë e kotë pasi foshnjat kishin ndërruar jetë.

“Mëngjesi i djeshëm ishte si çdo ditë tjetër. Pasi i ushqeva me qumësht kutie, i vendosa në krevat. Shkova në dhomë dhe vura re që fëmijët kishin të ftohtë. Njoftuam ambulancën, por fëmijët kishin vdekur. Fëmijët nuk vuanin nga ndonjë sëmundje”, ka thënë nëna e cila ende është e tronditur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, kur prindërit kanë nxituar drejt repartit të pediatrisë së qytetit të Beratit, pasi fëmijët nuk kishin shenja jete.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME