Categories Bota, Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në moshën 64-vjeçare dhe detajet rreth vdekjes së saj janë misterioze.

Policia zbuloi trupin e pajetë të aktores në një fushë në San Jacinto, Kaliforni të martën, sipas RadarOnline. Qyteti i vogël ndodhet pothuajse 3 orë larg Los Anxhelosit dhe fusha ku u zbulua ndodhet pranë një rezidence që i përkiste aktores.

Policia është dërguar në vendngjarje pas një telefonate dhe ora e vdekjes së saj është shënuar në 4:05 të mëngjesit, sipas njoftimit.

 

Gjurmët e gishtërinjve të Robin Bernardit ndihmuan ekzaminuesin mjekësor të qarkut ta identifikonte atë. Megjithatë, RadarOnline.com theksoi se kjo është procedurë standarde dhe se të gjithë identifikohen ose nga shenjat e gishtave ose nga ID e tyre.

 

Një autopsi është caktuar për sot dhe rezultatet e toksikologjisë mund të zgjasin disa javë. Për momentin, shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar.Aktorja luajti në 145 episode të General Hospital nga viti 1984 deri në 1990. Bernard gjithashtu u shfaq në Betty Blue (1986), Diva (1981) dhe Roselyne et les lions (1989), ndër të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë, plagoset rëndë një person

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë. Tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si Gucci, është plagosur mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME