Në rrugën ‘5 Maji’ në kryeqytet është gjetur një person i pajetë. Viktima është një 66-vjeçar me inicialet J. M. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të ditës së sotme në një objekt në ndërtim dhe ‘dyshohet se ka humbur ekuilibrin për pasojë është dëmtuar në kokë duke gjetur vdekjen‘. Por policia nuk sqaron se çfarë ishte duke bërë punëtori në momentin që ndërroi jetë.
Një dëshmitare tregoi për gazetaren e Report Tv, Klesiana Omerin se 66-vjeçari ishte duke kositur barin kur u rrëzua në tokë. “E pashë nga ballkoni ngjarjen. Aty ishte inxhinieri dhe punëtorë të tjerë. E pashë kur ra, se po kosiste barin brenda kantierit. Ai tjetri thërriti dhe bërtiti dhe e lëvizi, por nuk lëvizi më” tha dëshmitarja për Report Tv. Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa trupi i viktimës ndodhet në morg.
Foto nga vendi i ngjarjes
Lajmi në përditësim….