Categories Lajme

Veliaj dhe Lame shpërndajnë certifikatat e pronësisë në Helmës të Kavajës

Njësia e Helmësit, një prej zonave administrative me më shumë ndërtime pa leje në Kavajë, është drejt përmbylljes së procesit të legalizimit, që i hap rrugën një tjetër procesi të rëndësishëm, atij të regjistrimit të tokës bujqësore në fshat.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Kavajën, Erion Veliaj, së bashku me kreun e Kadastrës, Artan Lame ishin sot në fshatin Kazaz të Helmësit, ku ndanë simbolikisht, për shkak të kushteve të pandemisë, 10 nga mbi 600 certifikatat e pronësisë, të cilat janë gati për t’u shpërndarë për banorët e zonës.

Veliaj u shpreh se, ndryshe nga më parë, kur të vetmit që përfituan në këtë proces, ishin pronarë hotelesh dhe resortesh, sot prioritet absolut për legalizim kanë familjarët dhe hallexhinjtë që nuk kanë mundur të sigurojnë një leje për shtëpitë dhe tokat e tyre.

“Sot mund të themi që është zgjidhur problematika e të gjithë Helmësit. Është një arritje dhe punë e madhe, në morinë e mungesës së letrave, të mbivendosjeve, të zyrtarëve të korruptuar, të atyre që jepnin dy herë të njëjtën pronë, të atyre që i  jepnin prioritet pishinave dhe resorteve dhe jo shtëpive të hallexhinjve”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se përmes këtij procesi janë ndihmuar ata që kanë ndërtuar për hall e jo për babëzi. “Këtu nuk po flasim për dikë që ndërtoi pa leje për të bërë një hotel me 20 kate, por për dikë që erdhi nga një zonë e vështirë, apo trashëgoi një ndërtesë shumë të vjetër me qerpiç, të bërë me mjete rrethanore, me teknikë të dobët, apo me punë vullnetare. Po bëhen legalizime të hallexhinjve, jo të pasanikëve; bëhet fjalë për njerëz që kanë ndërtuar për hall, jo për qejf, jo për tahma dhe jo për babëzi,” deklaroi Veliaj.

Kreu i Kadastrës, Artan Lame tha se me legalizimet e sotme numri në total i objekteve të legalizuara në vetëm 6 muaj në këtë njësi shkon në 604, nga vetëm 8 legalizime që janë kryer në plot 8 vite të së djathtës në pushtet.

“Jemi në vijim të një procesi që kemi rreth 6 muaj që po e ndjekim ritmikisht, javë pas jave, komunë më komunë dhe qytet më qytet, për të përmbyllur procesin e legalizimeve nëpër zona dhe për të rihapur procesin tjetër dhe sfidën më të madhe që ka Kadastra aktualisht: regjistrimi i tokës në fshat. Në Helmës në 8 vjet ishin legalizuar vetëm 8 objekte gjithsej. Ne e çuam në 604 objekte, nga të cilat 230 jepen sot dhe të tjerëve u janë dhënë ditë përpara,” u shpreh kreu i Kadastrës, Artan Lame.

Ndërkaq, Drejtuesi politik i PS në Kavajë, Veliaj, tha se Kavaja po ringrihet edhe më e fortë pas tërmetit dhe pandemisë.

“Ashtu si procesi i rindërtimit, ku Kavaja po ecën shumë mirë, ashtu edhe procesi i legalizimit, janë të nevojshëm që, në 2021,  të ngrihemi më të fortë seç ishim kur u rrëzuam. Pyetja është, jo sa shpejt biem, por sa shpejt ngrihemi, se kur biem s’e kemi ne në dorë – s’kemi në dorë as pandeminë, as tërmetin, janë jashtë fuqisë tonë; ne kemi ne dorë sa shpejt ngrihemi, shpejt i bëjmë letrat e legalizimit, sa shpejt rindërtojmë shtëpitë, shkollat, kopshtet, çerdhet,” u shpreh Veliaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME