Categories Lajme

Veliaj: Fuqizojmë Kartën e Studentit, marrëveshje me bankat

Studentët të cilët posedojnë Kartën e Studentit do të mund të përfitojnë më shumë shërbime falas ose me çmime tepër të reduktuara.

Duke folur nga “Qyteti Studenti, ku bashkë me kryeministrin Edi Rama inspektuan përfundimin e rikonstruksionit të godinës nr 24 dhe vijimit të punës në atë 25,  Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri të ditur se kjo Kartë do të fuqizohet edhe më tej.

“Një gjë që na ka shkuar shumë mirë dhe ne edhe tani deri më 1 tetor do vazhdojmë të fuqizojmë Kartën e Studentit. Ne lidhim marrëveshje me një bankë tjetër që i bën zero interesat zero për studentët për një  transanksion, llogari bankare, një kredi të butë për studime. Me kartat kemi kaluar 120 shërbime , pra 120 vende të ndryshme ku përdoret”, nënvizoi Veliaj.

Karta e re ka filluar të funksionojë edhe jashtë shtetit, ku studentë shqiptarë patën mundësi që të përfitojnë tarifa të reduktuara nëpër muze apo vende historike. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se pas suksesit në Tiranë, shpërndarja e Kartës së Studentit është gati që të implementohet edhe në qytete të tjera të vendit.

“Patëm studentë këtë vit ku për të parë në Akropol u kishin treguar Kartën e Studentit dhe e kishin marrë me gjysmë çmimi. Pra në shumë vende jashtë, vetëm se ti provon që keni një Kartë Studenti dhe që dallohet që është për studentë kanë marrë shërbime dhe studentët që kanë udhëtuar jashtë gjatë verës. Nga java tjetër përveç kompanive celulare, edhe 3-4 banka ofrohen dhe them se me kartën realisht jemi në një gjendje që ta implementojmë në qytete të tjera. Ne e kemi skemën gati, e merr Durrësi, e merr Elbasani, Korça, Gjirokastra, Shkodra”, deklaroi Veliaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME