Një velierë me emrin “Aiolos” me flamur Holandës, e cila ishte nisur nga Saranda me dy persona në bord ka pësuar avari në orët e para të mëngjesit. Me marrjen e sinjalit SOS, në vendin e ngjarjes kanë shkuar Roja Bregdetare dhe Policia Kufitare. Veliera ndodhej 3.5 milje në perëndim të gadishullit të Karaburunit, në afersi të zonës së Bristanit. Në orën 05:00, veliera me anë të rimorkimit nga Roja Bregdetare mbërriti në portin e Sazanit për riparimin e difektit për të vazhduar destinacionin e radhës.
Categories
Lajme
