Categories Turizëm

Velipoja në pritje të turistëve, këto janë detajet në lidhje me çmimet

Teksa kulmi i sezonit të plazhit po afrohet operatorët e shërbimit ende janë të paqartë mbi mbarëvajtjen e sezonit këtë vit. Ministria e Turizmit në bashkëpunim me atë të Shëndetësisë kanë shpërndarë protokollet e higjienës për parandalim, ndërsa strukturat akomoduese ende nuk kanë nisur zbatimin e tyre.

Për të diskutuar më shumë mbi këtë temë, ishte në një lidhje direkte me Euronews Albania një nga operatorët turistikë të zonës së Velipojës, Lekë Marku. Teksa tha se operatorët turistikë të zonës i kishin marrë të gjitha masat e nevojshme në përputhje me protokollin e sigurisë në kuadër të situatës, Marku theksoi edhe përparësitë që ka plazhi i Velipojës në kushtet ku ndodhemi.

“Në respekt të plotë me masat për situatën në të cilën ndodhte vendi java e fundit ka shërbyer për t’u përgatitur që çdo gjë të jenë në rregull për fillimin e sezonit. Velipoja ka disa avantazhe në krahasim me disa plazhe të tjera, pasi natyra ja ka falur dhe njerëzit e kanë përdorur mirë natyrën. Me bregdetin e gjerë, rreth 12 km, 6 km nga të cilat janë të përdorshme, siguron një akomodim të mbi 100 mijë turistëve. Këtu bëhet më e thjeshtë me kushtet e reja pasi shumica e shërbimeve të lokale e restoranteve bëhet në ambient të hapur”, tha Marku.

I pyetur lidhur me çmimet që do të aplikohen këtë vit nisur edhe nga ajo që publikohet në disa media për shifra abuzive, ai tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në Velipojë, ku sipas tij çmimet jo vetëm nuk do të rriten, por nisur nga situata ekonomike për shkak të virusit po diskutohet me operatorët e tjerë për të siguruar një çmim më të pranueshëm.

Klientët më të rëndësishëm për Velipojën mbeten shtetasin kosovarë të cilët siç tha ai, mezi po presin të hapen kufijtë “Kosovarët janë oksigjeni që i japin vlerë turizmit në Velipojë, ata janë shumë të interesuar, iu kemi thënë se nuk do ketë rritje të çmimeve dhe sapo të hapen kufijtë do t’i presim si miq si gjithmonë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME