Categories Sport

Rekomandimet e UEFA-s për kampionatet, çfarë do të ndodhë me futbollin?

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka mbajtur sot mbledhjen e radhës përmes videokonferencës, duke u munduar të japë sqarime rreth kampionateve që i ka ndërprerë pandemia koronavirus. Grupi Punues i Kalendarit po i shqyrton dy skenarët që parashikojnë fillimin e garave të klubeve para ndeshjeve ndërkombëtare të UEFA-s në gusht, transmeton Gazeta Olle.

UEFA ka kërkuar nga Federatat anëtare që të eksplorojnë të gjitha opsionet e mundshme për të vazhduar garat, por duke theksuar që shëndeti i lojtarëve, shikuesve dhe gjithë atyre që janë të përfshirë në futboll, mbetet shqetësimi kryesor në këtë kohë. Skenari ideal, nëse e lejon situata pandemike, është që kampionatet që aktualisht janë të pezulluara, të luhen deri në fund në mënyrë që klubet të kualifikohen në garat e UEFA-s me merita sportive. Nëse një gjë e tillë nuk është e mundshme, UEFA preferon që kampionatet e pezulluara të rinisin me një format të ndryshëm (Play-Off), në mënyrë që klubet të arrijnë kualifikimin me merita sportive.

“Ligat mund të kenë arsye legjitime për të mbyllur kampionatet para kohe, në rastet e mëposhtme: Ekzistimi i një urdhri zyrtar, që ndalon aktivitetet sportive në mënyrë që kampionati aktual të mos përfundojë para një datë që do ta bëjë të mundur mbylljen e sezonit aktual në kohën e duhur, para fillimit të sezonit tjetër. Probleme të pakapërcyeshme ekonomike, të cilat e pamundësojnë përfundimin e sezonit, pasi që do të rrezikonte qëndrueshmërinë financiare afatgjate të kampionatit dhe/ose klubeve.

Nëse një kampionat përfundon para kohe për arsye legjitime, në përputhje me kushtet e mësipërme, UEFA do të kërkojë nga Federatat që të zgjedhin klubet për garat ndërkombëtare të edicionit 2020/21, bazuar në meritat sportive (rezultatet/renditjen) të edicionit 2019/20. Procedura për zgjedhjen e klubeve duhet të bazohet në parime objektive, transparente dhe jo-diskriminuese. Federatat duhet të kenë aftësinë të vendosin pozicionet përfundimtare në garat e tyre të brendshme, duke marrë parasysh rrethanat specifike të secilit kampionat. Përcaktimi përfundimtar i vendeve të pranueshme për garat e klubeve të UEFA-s, duke të konfirmohet nga organet përkatëse të nivelit vendor.

UEFA refuzon të drejtën të refuzojë ose vlerësojë pranimin e ndonjë klubi të propozuar nga një kampionat i ndërprerë para kohe, në vecanti kur: Garat vendëse nuk janë përfunduar para kohe bazyar në arsyet e dhëna në udhëzimet e UEFA-s ose në bazë të ndonjë arsye tjetër të ligjshme të hsëndetit publik. Klubet u zgjodhën në përputhje me një procedurë e cila nuk ishte objektive, transparente dhe jo-diskriminuese, në mënyrë që klubet e zgjedhura në mund të konsideroheshin se ishin kualifikuar në meritat sportive. Ekziston një përceptim publik i padrejtësisë në kualifikimin e klubit”, njofton UEFA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME