Categories Lajme

Veliu: Këtë vit nuk u hodhën kapsolla

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka inspektuar shërbimet e Policisë në sheshin “Skënderbej” ku u kryen festimet nga bashkia e Tiranës.

Gjatë një prononcimi për mediat Drejtori i Përgjithshëm Veliu ka theksuar se në të gjithë vendin ndërrimi i viteve ka kaluar pa probleme. Në të gjitha sheshet janë hedhur fishekëzjarrë në mënyrë të organizuar dhe është për tu vlerësuar fakti se si rezultat i masave të marra pothuaj është zeruar hedhja e kapsollave.

Drejtor Veliu ka uruar gjithë punonjësit e policisë të cilët natën e ndërrimit të viteve e kaluan në punë dhe vijojnë të jenë në shërbim, por edhe gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit si dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin që ata i japin Policisë së Shtetit.

“Numri i personave që kanë përdorur fishekzjarre ka qenë i limituar, për të mos thënë fare. Në Tiranë mbi 700 punonjës policie dhe në Shqipëri i kalon 2500 punonjës policie që sot kanë qenë me shërbim. Falenderoj punonjësit e policisë që kanë sakrifikuar nga familja dhe po kryejnë shërbimin për sigurimin e rendit”, u shpreh Veliu.

Në të gjithë vendin si rezultat i hedhjes së fishekëzjarreve janë lënduar lehtë pa probleme për jetën dy shtetas, një shtetas në Tiranë dhe një shtetas në Korçë. Për herë të parë në sheshin Skënderbej nuk janë hedhur më kapsolla nga qytetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME