Categories Lajme

Vëllai i saj i mori 200 milionë lekë biznesmenit, zbulohet telefonata e spikeres me Policinë dhe vetëdorëzimi i…

Lidhur me vjedhjen e milionëve në mjetin e biznesmenit Flamur Behi, në pyetje është marrë motra e një prej grabitësve. Ngjarja eshte regjistruar të premten e kaluar, në zonën e Komunës së Parisit, pranë një qendre tregtare. Donald Hoxha, 27 vjeç, dhe Gentian Kane, 44 vjeç, e kanë realizuar vjedhjen nëpërmjet një bllokuesi valësh. Biznesmeni Flamur Behi ka qenë në vezhgim të grabitësve për shumë javë. Pasi e kanë gjurmuar, autorët kanë aktivizuar bllokuesin e valëve, ç’ka bëri që makina të mbetej e hapur pavarësisht se biznesmeni e mbylli me pult.

Pas verifikimeve të kryera për pronësinë e këtij automjeti me të cilin hajduti i çantës është larguar, rezultoi se mjeti ishte në pronësi të Greta Hoxhajt, spikerja e lajmeve në televizionin “Zjarr” në Tiranë. “Shqiptarja.com” mëson se oficerët e policisë kanë telefonuar Greta Hoxhajn duke i kërkuar kësaj të fundit të paraqitet në polici së bashku me mjetin e saj. Por Hoxhaj i është përgjigjur oficerëve të policisë se ndodhej në qytetin e Fierit. Po kështu ajo ka konfirmuar se në datën 22 maj, makinën e saj e ka përdorur vëllai Donaldo Hoxhaj.

Policia ka telefonuar Hoxhajn, por dhe ky person i ka pohuar se ndodhej në Fier, pasi kishte babain sëmurë dhe të shtruar në spital. Jo shumë minuta pas kësaj telefonate, policinë e Tiranës e ka marrë një avokate e cila i ka kërkuar uniformave blu se do paraqitej së bashku me Donald Hoxhajn dhe Gentian Kanen për t’u vetëdorëzuar së bashku me shumën e parave që kishin vjedhur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME