Categories Lajme

Vëllai i të riut shqiptar: Kishte shenja, gardianët e torturonin, kishte gëlltitur 3 brisqe

Mediat italiane kanë rikthyer në vëmendje vdekjen e mistershme të 17 dhjetorit të vitit që lamë pas të 29-vjeçarit shqiptar, Refik Mata, në burgun e Tarascon në Francë.

Vëllai i tij, Bekim, e po ashtu të gjithë familjarët nuk pajtohen me idenë se ai ka kryer vetëvrasje dhe për këtë kanë bërë një lumë ankesash, përfshirë dhe në Ambasadën në Tiranë.

Refik Mata ishte dënuar me 5 vite burg për vjedhje. Autoritetet njoftuan se familjari i tyre kreu vetëvrasje në orët e para të mëngjesit të datës 17 dhjetor. Kishte varur veten. Nuk kishte lënë asnjë shënim, asgjë që mund të ndihmonte në deshifrimin e arsyeve që e çuan në këtë akt ekstrem.

Megjithatë, familja Mata nuk dorëzohet dhe duan të kuptojnë se çfarë ndodhi realisht. Ata bënë një ankesë në Gjykatën e Tarascon e më pas kontaktuan me ambasadën shqiptare.

“Po jua përsëris, – këmbëngul i vëllai, Bekimi, i cili nuk mban dot emocionet – ,vëllai im nuk ka bërë vetëvrasje. Atë e kishin rrahur. Në fytyrë dukeshin shenjat. Nuk ndihej mirë në burgun ku ishte për shkak të mosmarrëveshjeve me gardianët e burgut.

I acaruar nga situata, ai gëlltiti 3 brisqe rrojesh për t’u vetëlënduar. Donte të tërhiqte vëmendjen me rastin e tij. Një natë më përpara vdekjes folëm në telefon deri në mesnatë. Me një nga ato telefonët që futen fshehtas në burgje. Në orën 5 të mëngjesit kishte qenë aktiv për herë të fundit në Whatsapp. Më pas na telefonuan nga burgu: Refiku u gjet i pajetë”.

“Duam të dimë se çfarë ka ndodhur, a ka përgjegjës për vdekjen e tij. Kemi frikë se fshehin shumë gjëra dhe se historia do të harrohet. Kërkojmë të vërtetën dhe të vihet drejtësi. Refiku ishte vetëm 29 vjeç, e kishte jetën përpara,” tha Bekim Mata./Gazeta Shqip

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME