Categories Lajme

“Vëllain e tij e kam mbajtur në shtëpi”, flet nëna e Elton Mermalit: Djali s’kishte hasmëri me Laert Haxhiun, s’di pse e vrau

63-vjeçarja Shpresa Mermali, nëna e Elton Mermalit nga Lushnja, ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë mbi rrethanat e vrasjes së djalit të saj në 17 Tetor 2021, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Peqinit, buzë lumit Shkumbin.

Shpresa, sot ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike, sëmundjen e rëndë që i ka prekur trupin dhe brengën që e mundon prej kohësh për vrasjen e të birit, Eltonit.

Sipas saj është pikërisht kjo brengë që e ka munduar kaq vite dhe që e solli në këtë gjëndje të vështirë shëndetësore.

Vrasjen e të birit, e ka përjetuar mjaft keq, duke e vuajtur ende dhe sot për të gjetur shkakun dhe arsyet.

Gjatë një komunikimi me telefon me gazetarin e “Ora News” Elton Qyno, Shpresa Mermali shprehet se për shkak të shëndetit jo të mirë e ka të pamundur të flasi në kamera.

Por përmes telefonit është e gatshme të sqarojë se me familjen e Laert Haxhiut dhe babait të tij, Qamilit, nuk ka pasur asnjë lloj hasmërie.

Shpresa Mermali, tregon se familjen e Laert Haxhiun e njeh dhe se me të ëmën e tij, Florën, është takuar disa herë dhe së bashku kanë konsumuar dhe kafe.

E pyetur se cilat kanë qenë arsyet dhe pse Laert Haxhiu e donte të vrarë djalin e saj Elton Mermalin, Shpresa në anën tjetër të telefonit thotë se nuk është në gjendje të shpjegojë këtë gjë, se pse ka dashur ta vrasë dhe cilat kanë qenë arsyet.

Megjithatë, 63-vjeçarja e ka një brengë nënë, brengë në të cilën mundohet të gjejë shkakun e vrasjes së të birit nga grupi i Laert Haxhiut, duke shtuar se:

“…unë me Florën, mamanë e Laertit njihem dhe kemi pirë shumë herë kafe së bashku në Lushnjë. Ditën kur janë vrarë në Lushnjë dy fëmijët Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, Flora, ka ardhur tek dyqani dhe kemi pirë kafe, duke diskutuar për ngjarjen. Në bisedë e sipër i kam thënë Florës se kushdo që ta ketë bërë atë krim edhe djali im po ta ketë bërë, mallkuar qoftë dhe kurrë mos bëftë hajër…. Kam mallkuar se ishte një krim shumë i rëndë, u vranë dy fëmijë. Brenga ime është brenga e nënës që më torturon, se fjalët që i ka thënë Florës dhe mallkimin që bëra atë ditë kur po pinim kafe, mbase Flora më vonë ja ka përcjellë të birit…”.

Sipas 63-vjeçares ata nuk kishin asnjë arsye që të vrisnin djalin e saj, Elton Mermalin.

“…unë i njihja të gjithë familjarisht, nuk kishin asnjë arsye të bënin këtë gjë. Djali im Eltoni, që në fëmijëri ka qënë shok dhe janë rritur së bashku me Luisin, vëllain e Laert Haxhiut. Luisin e kam mbajtur në shtëpi, i kam dhënë bukë së bashku me djalin, pasi e përzinte nga shtëpia ai njerku i tij, Qamili. Luisi, ngelej në rrugë dhe më vinte Eltoni më thoshte “…ta marin o mam në shtëpi…”. Dhe e merrja, i jepja bukë se ishte shok me djalin…”.

Lidhur me pyetjen se djali i saj ishte i përfshirë në vrasjen Bledar Haxhiut, Shpresa Mermali, tregon se këto janë gjepura dhe shpifje që i bëjnë gazetarët.

“…djali im në vitin kur është vrarë Bledar Haxhiu, ka qenë vetëm një fëmijë 15 vjeç. Si mundet dhe a besoni ju, që një fëmijë 15-vjeç të marrë pjesë në vrasje dhe aq më tepër të jëtë krahu i djathtë i Aldo Bares. Donte t’ia dinte Aldo Bare në atë kohë për një fëmijë 15-vjeç si Elton Mermali. Këto janë gjepura që i bëjnë gazetarët për të ngatërruar. Ata që ishin krahu i djathtë dhe i majtë i Aldo Bares, sot gëzojnë pasuri, ndërsa Eltoni Mermali ka një kasolle…”./oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME