Categories Lajme

‘’Vëllain e vi ktimës e gjetëm të kapur pas shkembit”, shefi i zjarrfikësve i prerë: Fëmijët nuk duhen lejuar brenda në kanionin e Holtës!

E diela që lamë pas ishte një ditë tragjike në Kanionin e Holtës, ku humbi jetën 25-vjeçarja Desantila Sallaku, dhe u shpëtuan në minutat e fundit familjarë të saj, dhe turistë mes tyre dhe fëmijë të mitur.

Të gjendur nën rrymat e shtuara të ujit, dhe pa ndihmë të specializuara nga guidat, të gjithë turistët përjetuan momente tmerri, deri në mbërritjen e ekipit të zjarrfikësve nga Gramshi.

Në një lidhje telefonike me Fax News, shefi i zjarrfikësve të Gramshit Ilir Llapushi ka treguar operacionin e shpëtimit që ndodhi brenda kanionit të Holtës.

Ai u shpreh se fillimisht u synua të shpëtoheshin fëmijët, dhe më pas gjetën vëllain e 25-vjeçares Sallaku, të kapur pas një shkembi, pasi nuk ia kishte dalë që të shpëtonte të motrën.

Llapushi vijoi më tej duke thënë se prania e fëmijëve brenda kanionit duhet të jetë e ndaluar, për shkak se aty nuk ka asnjë element sigurie, që mund të garantojë jetën e tyre. Sipas tij mund të vendoset përkohësisht për mbylljen e Kanionit të Holtës, dhe moslejimin e turistëve për ta vizituar në një mbledhje që do të ketë nesër Shtabi i Emergjencave.

“Ishte e pamundur që të futeshim fillimisht, më pas hymë brenda dhe shpëtuam disa fëmijë, më tej gjetëm, burrin 55-vjeçar, që ishte mik i familjes Sallaku. Në atë vend ku ishte 25 vjeçarja do të ishte e vështirë të shpëtonim edhe ne që jemi trajnuar, pasi rrjedhja e ujit është shumë e fortë. Vëllain e saj e gjetëm të kapur pas një shkëmbi.

Guidat turistike nuk duhet ti fusin turistët brenda kanionit, kur koha nuk është e mirë, do mblidhet shtabi i emergjencave, për të parë si do të veprohet më tej, për lejimin e turistëve që të hyjnë brenda kanionit.

Kur lumi vjen ka shumë forcë dhe nuk do të hynin në punë as jelekë e shpëtimit. Nuk duhet të lejohen në mënyrë absolute që fëmijët e vegjël të merren brenda në kanion. Problemi qendron jo vetëm të guidat, por edhe te vetë familjarët që vijnë me mjete personale dhe frekuentojnë këtë pikë turistike”, u shpreh Llapushi në Fax News.

Desantila Sallaku së bashku me familjen e saj kishte planifikuar këtë fundjavë pushimi, pak para se të nisej drejt Gjermanisë, ku do të punonte si inferimere, plan ky i lënë në mes nga ngjarja tragjike e ndodhur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME