Categories Politike

Rama “dush” drejtuesve të Tatimeve: Kush nuk arrin objektivat s’ka vend në administratë

Kryeministri, Edi Rama, ka adresuar kritika ndaj Tatimeve dhe Inspektoriatit të Punës. Në një takim me drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Rama ishte i qartë kur tha se kush nuk arrin indikatorët nuk ka vend në administratën e këtyre dy institucioneve.

Si shqetësim ai ngriti numrin e lartë të kasave jo funksionale në biznese.

Madje Rama tha se janë rishfaqur fenomenet e dikurshme të aktiviteteve individuale apo në grup për qëllime korruptive.

Edi Rama: Dua ta nënvizoj me forcë se kush nuk arrin indikatorët nuk mund të jetë më pjesë e kësaj administrate as të Tatimeve dhe as Inspektoriatit të Punës. A ma thotë dot këtu dikush nga ju, si mundet të pranohet sot që flasim që të kemi 15 mijë kasa jo raportuese në biznese që figurojnë aktive nga 112 mijë të tilla. Ja një faktor risku numër një. Kush e mban përgjegjësinë për këtë, kujt i kërkohet përgjegjësia çdo ditë në lidhje me këtë, kush i mbulon në territor këto pika të kuqe alarmi dhe si mundet që të gdhijë dita e re, java tjetër, muaji tjetër dhe këto pika të kuqe alarmi të mbeten të kuqe? Pse kompanitë e kasave nuk gjobiten, ligji është i qartë për këtë. 

Është ngritur një sistem që konsiderohet funksional në Tatime së bashku me FMN në modernizimin e ndërveprimit me tatimpaguesit, me module risku që do të jenë bazë e analizës dhe orientimit të kontrolleve, të një aktiviteti inteligjent dhe ka vetëm një  motiv: Për rezultatet e pamjaftueshme. Çorganizim dhe anarki brenda administratës.Janë rishfaqur fenomenet e dikurshme të aktiviteteve individuale apo në grup për qëllime korruptive. Duke kaluar në një model dixhital, çdo faturë në kohë reale është e monitorueshme dhe merr fund epoka e faturave fundore thjesht dhe vetëm si të tilla, por edhe për faturat mes vetë bizneseve.

Do monitoriohet edhe pagesa e faturës përmes bankës në mënyrë që të mos ketë fatura fiktive. Por gjithë kjo nuk e përjashton faktorin njeri, organizim, kordinim dhe veprim i përditshëm në territor përmes syve njerëzorë.Më thoni ju si mundet që karburantet, cigaret, akciza në përgjithësi, përfshirë pijet alkoolike dhe ndërtimin, të mos adresohen nga ky sistem administrativ në mënyrë të kordinuar? Për të mos folur për turizmin për shkak të sezonit dhe në përgjithësi. Mungon analiza e riskut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME