Categories Lajme

Vëllezërit shqiptarë dyshohet se vranë me sëpatë 53-vjeçarin në Greqi, i plagosin djalin me thikë

Një ngjarje e rëndë që përfundoi me vdekjen e një 53-vjeçari  ka ndodhur në zonën e Kasandrës, në Halkidiki.

Sipas informacioneve të protothema.gr, gjithçka ka ndodhur rreth orës 22:00 të enjten, 20 tetor kur dy vëllezër nga Shqipëria, 27 dhe 47 vjeç, dyshohet se kanë dalë jashtë shtëpisë së viktimës 53-vjeçare dhe kanë nisur një grindje me të, djalin e tij 24 vjeç dhe vajzën 18 vjeçare.

Në një moment, 27-vjeçari ka goditur me thikë 24-vjeçarin dhe ka shtyrë të renë me të cilën dyshohet se kanë pasur lidhje personale, ndërsa vëllai i tij ka goditur me sëpatë në gjoks 53-vjeçarin, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Kur 53-vjeçari u transportua me autoambulancën e EKAV-it në Qendrën Shëndetësore Kassandra, tashmë ishte vonë dhe u konstatua i vdekur.

Dy vëllezërit e moshës 27 dhe 47 vjeç u arrestuan mesditën e së nesërmes nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë Poligyros dhe u dërguan në Prokurorinë e Polygyros.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME