Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në Itali, Europa u ofron turistëve një gamë ushqimesh të njohura në mbarë botën. Çmimet në hotele dhe restorante ndryshojnë nga një vend në tjetrin në kontinent, por ku shkon më larg paraja juaj? Europa është shtëpia e shumë prej destinacioneve turistike më ikonike në botë, që nga pamjet kodrinore të Lisbonës deri te Kulla Eifel në Francë.

Megjithatë, kostoja e një nate qëndrimi në kontinent mund të jetë e kripur — çka do të thotë se udhëtarët duhet të jenë të kujdesshëm kur kërkojnë oferta. Për ata që duan të krahasojnë kostot mes vendeve, treguesi i nivelit të çmimeve i Eurostat-it për restorantet dhe hotelet mund të jetë i dobishëm. Mesatarja e BE-së është vendosur në 100. Kjo do të thotë se, nëse restorantet dhe hotelet kushtojnë mesatarisht 100 euro në BE, treguesi tregon sa do të kushtonte e njëjta “shportë” shërbimesh në secilin vend.

Një tregues mbi 100 do të thotë se një destinacion është më i shtrenjtë se mesatarja e BE-së, ndërsa një tregues nën 100 tregon se ai është më i lirë se mesatarja. Ky është një tregues indeksi, jo një vlerë monetare reale, që do të thotë se shërben vetëm si pikë reference për krahasim. Sipas të dhënave më të fundit nga Eurostat, Zvicra është vendi më i shtrenjtë për restorante dhe hotele mes 37 vendeve Europiane.

Një shportë standarde e këtyre shërbimeve kushton 171 euro në Zvicër, ose 71% më shumë se mesatarja e BE-së. Në skajin tjetër qëndron Maqedonia e Veriut, vendi më i lirë, me çmime 50% nën mesataren e BE-së, ose rreth 50 euro. Shqipëria renditet e parafundit, me çmime 52 përqind nën mesataren e Bashkimit Europian.

Mes vendeve të BE-së, Danimarka është më e shtrenjta për restorante dhe hotele. Një shportë standarde kushton aty 148 euro, ose 48% mbi mesataren e BE-së. Bullgaria është vendi më i lirë në BE, me një shportë shërbimesh që kushton gjithsej 53 euro. Vendet nordike janë përgjithësisht më të shtrenjta për restorante dhe hotele, ndërsa edhe vendet e Europës Perëndimore priren të jenë mbi mesataren.

Irlanda, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Franca janë të gjitha në ose mbi pragun referues prej 100 eurosh të BE-së. Në të kundërt, Europa Lindore dhe Ballkani ndodhen dukshëm nën mesataren prej 100 eurosh të BE-së. Në Europën Jugore, Portugalia, Spanja dhe Greqia janë dukshëm më të lira se mesatarja e BE-së, megjithëse Italia spikat si përjashtim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME