Categories Lajme

Vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, kandidatët dalin para Komisionit të Ligjeve

Komisioni i Ligjeve ka thirrur sot në një seancë dëgjimore tre kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, të shpallura nga Kuvendi, Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska. Ato i janë përgjigjur pyetjeve të kryetari të Komisionit Ulsi Manja dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit.

Gjatë fjalës së tij kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja deklaroi se Besik Muçi u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga lista e propozuar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Pyetjet për tre kandidatet të cilat u dominuan nga përfaqësuesit e opozitës në Komision u përqendruan më shumë në nivelin e shkollimit të kandideteve, por edhe angazhimin apo jo në politikë. Gjatë mbledhjes nuk kanë munguar edhe disktutimet mes antëtarëve të Komisionit. Ulsi Manja i ka tërhequr vëmendjen deputetit Ralf Gjoni për shkelje të etikës.

Arta Vorpsi: Jo vetëm që puna ime ka qenë e lidhur me të drejtën kushtetuese por edhe jeta ime jashtë. Duke qenë se kam një përvojë të gjatë në Gjykatën Kushtetuese e njoh mirë këtë institucion dhe mendoj se kjo përvojë e gjatë dhe e lidhur ngushtë me drejtësinë kushtetuese është një motiv shumë i mirë për të dhënë kontribut më tej.

Ralf Gjoni: A jeni pranuar ju në shkollën e Magjistraturës?

Arta Vorpsi: Nuk kam konkurruar për t’u pranuar, testi ka qenë për vlerësim kalimtar. Testi duke qenë se kjo shkollë nuk ka disa lloje testesh, vetëm një test, të gjithë këshilltarët iu nënshkruan këtij testimi për të na vlerësuar nëse ishim të aftë për të mbajtur vendin e punës.

Ralf Gjoni: Sa pikë keni marrë në testim dhe sa duhen për t’u pranuar në shkollën e Magjistraturës dhe a keni pasur ndonjëherë ndonjë angazhim direk apo indirekt me ndonjë grupim politik në Shqipëri.

Arta Vorpsi: 60 pikë të testit dhe njëjta gjë për testin profesiona. Unë kam marrë 57. Nuk kam qenë asnjëherë e angazhuar me asnjë parti politike.

Elsa Toska: Jam mbajtës e gradës shkencore Dr. Shkencash dhe në nivel praktik mësimdhënie, konferenca dhe botime. Gjykata Kushtetuese duhet të fokusohet në forcimin e të drejtave Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet neutralizuese e debateve politike, agjente e ndryshimeve sociale. Ne kemi 120 çështje në shqyrtim dhe Gjykata duhet të ndërtojë një plan veprimi një strategji për përballimin dhe menaxhimin e çështjeve. Ndërtimi i një plani strategjik për marrëdhëniet me median, ndërtimi i një filizofie dhe një plani transparent me median është një nga prioritetet e saj.

Spartak Braho: Një opinion për ligjin e Gjykatës Kushtetuese, a duhet të ndryshojë?

Elsa Toska: Ligji është ndryshua dhe u rregulluan mangësitë dhe u ndërtua mbi modelet më të mira. Ligji është në më të mirën e mundshme dhe do i përgjigjet sfidave të kësaj gjykate.

Adriatik Alimadhi: A ka mundësi të na thoni 26 vendimet që nuk kanë kaluar si ka ardhur si proces.

Elsa Toska: Vendimet janë vendime Kolegji që do të thotë unë kam hartuar mendime paraprake. Unë përgjithësisht jam munduar me kontrollin incidental, me ccështje që investohen nga Gjykata Kushtetuese nga gjyqtarë të zakonshëm.

Ralf Gjoni: Sa pikë keni marrë në testimin e shkollës së magjistraturës?

Elsa Toska: Mund tju them që tek testi profesional kam marrë mbi 75% të pikëve. Lidhur me ligjin e vetingut nëse do isha anëtare a do e pezulloja….në parim mund të them që Gjykata Kushtetuese me interpretimin  që i bëri ligjit të vetingut veproi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe nuk do kisha votuar për pezullimin e ligjit.

Ulsi Manja: Ju thatë që në Gjykatën Kushtetuese janë 121 cështje, në ato cështje ka dhe shumë delikate, shumë sensitive pasi për disa kohë kanë mbërthyer debatin politik dhe që kanë pritshmëri nga opinioni publik lidhur me vendimmarrje. Në këtë pikë si do ta ruani pavarësinë nëse do merrnit votat e kuvendit në gjykimin e këtyre çështjeve sepse çështja e pavarësisë së institucionit dhe gjyqtarëve është shumë e debatueshme?

Elsa Toska: Pavarësinë objektive gjyqtarit ia ka siguruar kushtetuesja. Çdo gjyqtar i ardhshëm të ketë garancinë të votojë me integritet.

Adriatik Alimadhi: Nuk është e qartë ku keni studiuar.

Fiona Papajorgji: Kam studiuar në Itali dhe atje kam nisur praktikën në një dhomë avokatie në Itali. Kam përfunduar stazhin e detyruar dhe i jam nënshtruar procedurave për të marrë statusin e avokatit.

Ralf Gjoni: Në 2016 PD ankimoi për vettingun dhe Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin dhe më pas solli vonesa të panevojshme në afatet e Gjykatës Kushtetuese. Nëse do ishit anëtare e Gjykatës Kushtetuese do e kishit votuar pezullimin e ligjit?

Fiona Papajorgji: Do kisha vepruar njësoj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Dhjetor 2024

Dashi Jeni në një pozicion ku do të ndiheni të fuqishëm dhe me energji dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashqevi Simakut i plotesohet deshira e madhe ne Diten e Krishtlindjes, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë

E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Debati nisi në TikTok: Konflikti me leva live në rrjetet sociale, ndëshkohet i dhunuari jo agresori

Personi, që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, është 33-vjeç i akuzuar dhe dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet një trup i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër, zbulohen detajet e para

Një burrë, rreth 50-vjeç, është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr mes dy personave, njëri qëllon me armë zjarri në gjendje të dehur! Shoqërohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu në ajër pas një konflikti të çastit. Policia…

LEXO ME SHUME