Categories Lajme

“Vendim skandaloz!”/ Avokati i Tahirit flet troç: Gjykata donte të kënaqte…

Avokati i Saimir Tahirit, ka dalë para mediave mjaft i revoltuar nga vendimi që gjykata e apelit dha për ish ministrin e brendshëm, duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.

Avokati Maks Haxhia, deklaroi se vendimi ishte “skandaloz” dhe qëllimi ishte që “të kënaqte”  pa e thënë se kë duhet të kënaqte konkretisht.

Haxhia tha se ai dhe klienti i tij prisnin pafajësinë e plotë dhe se vendimi për të ndryshuar vuajtjen e dënimit nga shërbim prove, nuk bën sens nga pikëpamja juridike.

Pavarësisht se jam avokat dhe mund të thoni ta kërkon pozicioni ta thuash, por ishte vendim skandaloz. Nëse dënimi i Saimir Tahirit, do të kënaqë dhe përmbushë shqetësimin që kishte opinion shqiptar, le të quhet i përmbushur.

Kjo gjykatë, bëri atë që nuk mund të bëhet nga pikëpamja juridike. La të njëjtin vendim të shkallës së parë, por bëri ndryshimin duket hequr nenin 59, që nuk ka të bëjë me dënimin por është një formë e vuajtjes së dënimit.

Kjo është një kënaqje e epërsisë së një gjyqësori, në mënyrë të pashpjegueshme…

Kur flas për kënaqje, them për misionin që ka marrë përsipër drejtësia për të realizuar.

Ishte e papritur, nje nonsens juridik që të hiqej pezullimi. Nuk e dimë si do ta justifikojë gjykata. Ky vendim për mua ishte vendim për të kënaqur.

Paramendimi në këtë vendim ka të bëjë me faktin, se pavarësisht se na bën optimist në hidhërimin tonë, gjykata dhe ata që iniciuan këto procese, i tremben pafajësisë në Gjyakatë të Lartë“, tha avokati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME