Categories Lajme

Vendimi drastik në Itali, ndalohen makinat me naftë në kryeqytet

Bashkia e Romës njoftoi sot ndalimin e përkohshëm të të gjitha automjeteve me naftë, për shkak të ndotjes së lartë të ajrit.

Kryebashkiakja Virginia Raggi e mori këtë vendim pasi sasia në ajër e lëndës së veçantë PM10 kapërceu nivelet kritike në shumë pjesë të qytetit, thuhet në një deklaratë.

Ky ndalim, i cili nuk do të përfshijë autobusët, taksitë dhe automjetet e tjera të shërbimit publik, do të zbatohet nesër nga 7:30 deri në 10:30 në mëngjes dhe nga 4:30 deri në 8:30 pasdite.

Trafiku i automjeteve me naftë në Qytetin e Përjetshëm ka qenë i kufizuar tashmë edhe të dielën dhe të hënën, por vetëm për automjete më të vjetra, që nuk i plotësojnë standardet më të fundit të emetimeve të vëna nga BE.//ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME