Categories Lajme

Vendimi i çuditshëm/ Qeveria blen hotelin e Sulo Shehut në Vlorë për ta shembur

Me një transaksion tejet absurd qeveria shqiptare ka blerë për 9 milionë dollarë një hotel-gërmadhë në qendër të Vlorës në pronësi të biznesmenit Sulo Shehu.

Shpenzimet për blerjen e hotelit që më pas do të shembet për t’i hapur rrugë projektit për rigjenerimin e sheshit të Vlorës, u morën përsipër nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

9 miliardë lekë do t’i japë shteti biznesmenit Sulo Shehi për godinën që ka ndërtuar në qendër të Vlorës. Shuma është bërë e ditur në një dokument të bashkisë së qytetit bregdetar, ku thuhet se është pranuar që shlyerja do të realizohet me këste. Shpronësimi bëhet me qëllim vazhdimin e projektit për parkun e Shtëpisë së Flamurit.

Ndërtesa në qendër të Vlorës në pronësi të biznesmenit Sulo Shehi do të shembet për ti hapur rrugë parkut të Shtëpisë së Flamurit. Në dokumentin zyrtar të këshillit bashkiak të qytetit bregdetar përcaktohet vlera 8.933.444.301.5 lekë.

Ende nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me gabim në shkrim apo vlera është reale, pasi do të përkthehej në plot 72 milionë euro? Epopeja e hotelit ka nisur para vitit 1990 dhe më pas me procedurat e ndjekura për ndërtimin nga biznesmeni Sulo Shehi. Për shembjen bashkia e Vlorës i është drejtuar me shkresë institutit të ndërtimit në ministrinë ë infrastrukturës për përcaktimin korrekt të vlerës.

Si përgjigje në datën 30 qershor të vitit 2020 i është komunikuar shuma, e konsideruar e papërballueshme për buxhetin e Vlorës. Ndaj në relacion thuhet se është rënë dakord me pronarin që këtë shumë ai ta marrë me këste nga Buxheti i Shtetit.

Por në këtë pikë, kërkohet votimi i këshillit Bashkiak dhe dërgimi në qeveri për përcaktimet e detajet e mëtejshme të pagesës Fondi për rikualifikimin e sheshit të Flamurit përfshirë kullën e Sahatit shkon në 698 milionë  lekë.  Ky tender është kualifikuar me Flamur të Kuq nga OPEN Data për shkak të skualifikimit të gjithë operatorëve përveç fituesit.oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME