Categories Lajme

Vendimi i Qeverisë/ Legalizohen 512 zona ndërtimi në 12 qarqe, 211 milion lekë për pronarët

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit vendimin për kalimin e së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 512 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken prej tyre.

Numri i parcelave ndërtimore, për të cilat miratohet kalimi i pronësisë sipas qarqeve, është, si më poshtë vijon:

a) Për Qarkun Tiranë (drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë dhe Kavajë) numri i parcelave ndërtimore është 131 (njëqind e tridhjetë e një), me sipërfaqe të përgjithshme 25 465 (njëzet e pesë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e pesë) m²;

b) Për Qarkun Berat (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Berat) numri i parcelave ndërtimore është 1 (një), me sipërfaqe të përgjithshme 215 (dyqind e pesëmbëdhjetë) m²;

c) Për Qarkun Shkodër (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Shkodër) numri i parcelave ndërtimore është 29 (njëzet e nëntë), me sipërfaqe të përgjithshme 9 189 (nëntë mijë e njëqind e tetëdhjetë e nëntë ) m²;

ç) Për Qarkun Elbasan (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Elbasan) numri i parcelave ndërtimore është 196 (njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë), me sipërfaqe të përgjithshme 56 015 (pesëdhjetë e gjashtë mijë e pesëmbëdhjetë) m²;

d) Për Qarkun Durrës (drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës dhe Krujë), numri i parcelave ndërtimore është 23 (njëzet e tre), me sipërfaqe të përgjithshme 5 495 (pesë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e pesë) m²;

dh) Për Qarkun Gjirokastër (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Gjirokastër) numri i parcelave ndërtimore është 42 (dyzet e dy), me sipërfaqe të përgjithshme 8 060 (tetë mijë e gjashtëdhjetë) m²;

e) Për Qarkun Vlorë (drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë dhe Sarandë) numri i parcelave ndërtimore është 43 (dyzet e tre), me sipërfaqe të përgjithshme 18 362 (tetëmbëdhjetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e dy) m²;

ë) Për Qarkun Fier (drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier dhe Lushnjë) numri i parcelave ndërtimore është 25 (njëzet e pesë), me sipërfaqe të përgjithshme 7 053 (shtatë mijë e pesëdhjetë e tre) m²;

f) Për Qarkun Lezhë (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lezhë) numri i parcelave ndërtimore është 15 (pesëmbëdhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 3 631 (tre mijë e gjashtëqind e tridhjetë e një) m²;

g) Për Qarkun Kukës (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kukës), numri i parcelave ndërtimore është 4 (katër), me sipërfaqe të përgjithshme 726 (shtatëqind e njëzet e gjashtë) m²;

gj) Për Qarkun Korçë (drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Korçë dhe Pogradec) numri i parcelave ndërtimore është 2 (dy), me sipërfaqe të përgjithshme 793 (shtatëqind e nëntëdhjetë e tre) m².

Vendimi përcakton se sipërfaqja e përgjithshme që kompensohet është 41 mijë e 86 metra katrorë dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 210 milion e 969 mijë lekë.

Për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen.SCAN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME