Categories Lajme

Vendimi/ Kadastra e Vlorës mbyllet përfundimisht e zhvendoset në kryeqytet, punonjësit që protestuan transferohen në Tiranë e Fier

Zyrat e Kadastrës në Vlorë janë mbyllur përfundimisht mëngjesin e sotëm. Mbyllja vjen pas urdhrit të transferimit total të strukturës drejt Tiranës, vendim ky që ka hasur kundërshti të madhe nga stafi dhe nga qytetarët.

Pavarësisht kundërshtimeve të forta nga punonjësit dhe qytetarët, vendimi ka hyrë në fuqi. Një pjesë e stafit është zhvendosur sot drejt Tiranës, ndërsa një pjesë tjetër është transferuar në Fier. Sipas burimeve, punonjësit që nuk kanë pranuar asnjërën nga këto dy mundësi do të largohen nga puna.

Ndërkohë, në zyra ndodhen ende disa punonjës, të cilët po përgatisin dosjet e fundit për transferimin drejt Tiranës, duke shënuar kështu mbylljen përfundimtare të një prej institucioneve më të rëndësishme për qytetin e Vlorës.

Kryeministri Edi Rama komentoi ditën e djeshme situatën e tensionuar të krijuar në Kadastrën e Vlorës duke thënë se prej kohësh shërbimi ka qenë primitiv ndërsa tashmë është implikuar ai online përmes platformës e-Albania. Rama shtoi se kjo nuk është e vetja drejtori që do të zhvendoset drejt kryeqytetit.

Vendimi për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës është firmosur më datë 23 janar nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës Lorena Goxhobelli. Për stafin ishte urdhër shpërngulja deri në fund të muajit janar.

Protestave të punonjësve iu bashkua dhe nëndrejtori Sokol Shehaj, i cili gjithashtu firmosi një peticion për rrëzimin e vendimit. Peticioni nuk e ndali shpërnguljen, madje solli dhe shkarkimin e tij nga detyra.

Për transferimin reagoi dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ku sqaroi se riorganizimi i institucioneve në Tiranë ka nisur që prej vitit 2021, fillimisht me transferimin e Durrësit dhe Krujës, për të vazhduar me pas me Shkodrën, Kavajën, Kamëz-Vorë dhe Vlorën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë

Moti i keq dhe deti me dallgë si dhe era e fuqishme bregdetare ka bërë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I vodhi çantën me një shumë parash një gruaje në rrugë, arrestohet 52-vjeçari në Elbasan

Një 52-vjeçar në Elbasan, pasi akuzohet për vjedhje. Pas hekruave ra shtetasi me inicialet G.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çfarë është skandali që çoi 33 vetë në masa arresti?

Përgjigja ishte e vonuar, por jo surprizë. Më shumë se një vit pas sekuestrimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

Me urdhër të Prokurorisë, pas atentatit në Rrilë të Lezhës, është ndaluar efektivi i policisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe…

LEXO ME SHUME