Categories Sport

Vendos Luis Alberto, Lazio fitore minimale ndaj Sampdorias

Goli i realizuar nga Luis Alberto në minutën e 24-t i mjaftoi Lazios për të marrë maksimumin e pikëve ndaj Sampdorias në “Olimpico” të Romës. Një sukses pa shumë shkëlqim, por shumë i rëndësishme për bardhekaltrit, që harrojnë shumë shpejt humbjen përballë Interit në javën paraardhëse.

Mungonte në formacionin e Lazios, për arsye dëmtimi, Thomas Strakosha, ndërsa Marco Alia ishtë në stol si portier i tretë. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 64-t, u aktivizua në vend të autorit të golit, spanjollit Luis Alberto, Vedat Muriqi, me sulmuesin “dardan” që vetëm tri minuta më vonë humbi një rast të pabesueshëm pas krosimit të Marusicit, teksa vetëm dy hapa larg portës nuk arriti ta shtynte topin drejt rrjetës.

Lazio ia doli ta ruante rezultatin në minutat e mbetura, duke u ngjitur qoftë përkohësisht në zonën Champions, pra në vendin e katërt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME