Categories Lajme

Vendosen gardh metalik dhe tela me gjemba midis Sllovenisë dhe Kroacisë

Nga fjalët tek veprat. U njoftua muaj më parë dhe tani, Sllovenia ka filluar të shtrijë kilometra të rinj me tela me gjemba në kufirin me Kroacinë, për të përballuar rritjen e fluksit të emigrantëve në disa seksione të kufirit.

Sipas një autoriteti lokal, brenda javëve të ardhshme do të vendosen së paku katër kilometra shtesë tela me gjemba, veçanërisht në zonat afër lumit Kupa midis qyteteve Vinica dhe Zunica.

Kryetari i komunës së Crnomlje, Andrej Kavsek, tHa se gardhi është me siguri një mjet për të ndihmuar policinë të ndalojë ata që përpiqen të kalojnë kufijtë në mënyrë të paligjshme.

“Ne nuk mund t’i ndalojmë të gjithë, ne nuk mund të mbyllim përgjithmonë kufirin dhe të ndalojmë fluksin e migrantëve, por situata do të përmirësohet me këtë gardh, do të instalohen kamerat e sigurisë, dronët
dhe pajisjet e tjera teknike të dobishme”.

Aktualisht, sipas të dhënave të publikuara nga shtypi slloven, do të ketë 179 kilometra “pengesa teknike të përkohshme” përgjatë kufirit Slloveni-Kroat, nga të cilat 116 km me tela me gjemba dhe 63 me panele.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME