Categories Lajme

Vendosja e kangjellave në Kombinat, shpërthen banorja: Kam 1 të paralizuar në shtëpi, si të kaloj unë?

Shumë banorë janë shprehur kundër vendimit të bashkisë për vendosjen e kangjellave në zonën e Kombinatit. Për pasojë, ata e kanë shprehur indinjatën e tyre me anë të protestave.

Teksa ata protestonin, punonjësit e bashkisë vazhdonin me punën e tyre në mënyrë të pashqetësuar.

Edhe pse banorët kanë bërë kërkesë që të kenë paksa hapësirë, asnjë përgjigje nuk i është kthyer nga ana e institucioneve.

Një banore ka shpërthyer ndaj bashkisë, duke prekur dhe me historinë e saj. Ajo është shprehur se në shtëpi ka një njeri të paralizuar.

Ajo tha:

Me 25 dhjetor na njoftuan nga policia bashkiake se do të vendosim kangjella dhe që për të kaluar në shtëpi duhet të bënim kërkesë që të kalonim. Nuk ka ardhur data ende dhe kanë ardhur të na prishin rrugës. E keqja jonë është se nuk na lejojnë që të futemi në shtëpinë tonë. Unë në shtëpinë time kam një njeri të paralizuar. Si ta kaloj unë ta kaloj sipër kangjellave. Ne të na lihet një pjesë sa të kalojnë makinat tona. Jemi 8 familje që ne jetojmë aty.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME