Categories Lajme

Vepra me parametra europianë/ Balluku: Kemi shkurtuar distancat dhe kemi rritur sigurinë rrugore

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku solli sot në vëmendje disa nga projektet madhore të infrastrukturës rrugore në vend të cilat kanë shkurtuar distancat dhe kanë rritur sigurinë.

“Transformimi infrastrukturor flet vetë dhe qartë madje. Kemi investuar në vepra me parametra europianë, kemi shkurtuar distancat dhe kemi rritur sigurinë rrugore”, tha Balluku.

Konkretisht janë disa akse të rëndësishme rrugore ku kanë përfunduar tashmë punimet, dhe disa të tjera që janë në proces.

Rruga Tiranë-Elbasan, 26.7 km, ka përfunduar; bypass-i i Fierit, 22 km, ka përfunduar; bypass-i i Vlorës, 29 km, përfundon në shkurt 2021; bypass-i i Tepelenës, 2.3 km, përfundon në tetor 2020.

Po ashtu, rruga Kardhiq-Delivinë, 33 km, përfundon në 2021, ndërkohë që Lin-Pogradec, 16.3 km, ka përfunduar ashtu si dhe Elbasan-Banjë, 8.5 km, ka përfunduar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME