Categories Lajme

FOTO/ Pogradec, sheshi “Odeon” së shpejti me pamje të re

Sheshi “Odeoni” në qytetin e Pogradecit do të ketë së shpejti një pamje të re. Bashkia e Pogradecit duke publikuar disa pamje se si do të transformohet ky shesh bën të ditur se “kemi gati tashmë projektin e transformimit të një nga zonave, e cila prej vitesh e ka pasur mjaft të nevojshëm këtë investim dhe që do të realizohet nga fondet e buxhetit të bashkisë”.”

“Në sinkron edhe me sheshin e trëndafilave, Odeoni do të gumëzhijë sërish nga aktivitetet artistiko-kulturore, por tashmë me një pamje krejt ndryshe”, shprehet bashkia. Odeoni ndodhet në qytetin e Pogradecit dhe përfaqëson një hapësirë publike multifunksionale në përfundim të shëtitores ‘Europa’ pranë pedonales në bregun e Liqenit të Pogradecit.

Amfiteatri i hapur është dizenjuar për të ofruar hapësira për tu ulur, për të pushuar, si edhe hapësira rekreative e argëtimi për fëmijë dhe të rritur. Me një kapacitet përdorimi me 600 vende uljeje dhe rreth 2000 persona në total, odeoni është konceptuar në sajë të disa elementeve të ndryshme arkitektonike si: shkallaret, format kuboide të fragmentuara, orientime të shumëfishta që ofrojnë larmi të panoramave të qytetit, integrimi i bimësisë dhe elementeve të tjera natyrore me karakter vendas.

Pogradeci është një atraksion i përhershëm turistik ku me hijeshinë e liqenit, natyrën, kulturën, historinë, kulinarinë, tërheq turistë të shumtë vendas e të huaj në çdo stinë të vitit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME