Categories Sport

Veprimi i turpshëm i Di Marias, dalin pamjet ku pështyn kundërshtarin

Ndeshja e fundjavës që shkoi mes Paris Saint-Germainit dhe Olympique Marseille, që u mbyll me rezultatin 0-1, u shoqërua edhe me incidente të shumta. Lojtarët e të dyja skuadrave u përfshinë në një përleshje fizike në fundin e ndeshjes.

Me këtë rast, gjyqtari përjashtoi nga fusha pesë lojtarë, mes tyre edhe Neymarin, pasi braziliani e kishte shfrytëzuar rrëmujën për ta goditur prapa koke Alvaro Gonzalezin, me të cilin kishte pasur fërkime gjatë gjithë ndeshjes.

Mirëpo, mbrojtësi spanjoll duket të ketë qenë ‘viktimë’ edhe e Angel Di Marias dhe këtë e kanë treguar pamjet e reja që janë publikuar në mediat sportive. Në një publikim nga “Telefoot”, anësori argjentinas shihet duke e pështyrë Alvaron. Kështu, edhe ai mund të pezullohet për disa ndeshje, në rast se Federata Franceze dhe Ligue 1 nisin hetim për rastin në fjalë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME