“Varieteti autokton i rrushit është mënyra më inteligjentë për të hyrë në një treg botëror shumë të sofistikuar, siç është ai i verërave”.
Kështu u shpreh sot Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, duke nxitur kultivimin e varietetit autokton të rrushit.
Në ditën e dytë të panairit “Shqipëria punon tokën”, ministri Peleshi u shpreh se, “në kupolën e panairit vjen një ofertë e mrekullueshme degustimi verërash shqiptare me rrush autokton”.






