Categories Lajme

Veshja e Harris ditën e inaugurimit e parashikuar nga “The Simpsons”?

Një tjetër parashikim i “The Simpsons” ka ndodhur në të vërtetë. Sipas të apasionuarve të serialit të famshëm pretendohet se veshja që zv/ Presidentja e SHBA, Kamala Harris kishte në ditën e inaugurimit është parashikuar më herët. Në një nga episodet e këtij seriali, të transmetuar në vitin 2000 shfaqet Lisa Simpson, e cila përshkruhet si Presidentja e ardhshme e SHBA-ve. Lisa Simpson ka qenë e veshur me një fustan lejla me vathë dhe varëse me perla të bardha, teksa edhe Kamala Harris është shfaqur në ceremoni me fustan lejla dhe vathë e varëse me perla të bardha.

Ajo që është vënë re ditën e ceremonisë së inaugurimit ishte që Kamala Harris, Michelle Obama dhe Hillary Clinton, kanë qenë të veshura me fustane të cilët varionin në nuanca të lejlasë e sipas ekspertëve kjo nuk ishte një rastësi.

Ajo ishte një zgjedhje e qëllimshme e ngjyrave, duke treguar një përzierje të ngjyrave dalluese të partive politike të kuqe dhe blu. Ngjyrat kishin për qëllim të ndillnin një ndjenjë solidariteti, dy-partiake dhe uniteti.

Veçanërisht për Harris, ngjyra e fustanit kishte një kuptim edhe më të veçantë. Ajo thuhet se e kishte veshur këtë ngjyrë gjatë fushatës së saj për presidencën në 2019 për të nderuar Shirley Chisholm, e cila gjithashtu mbante vjollcë shpesh gjatë fushatës së saj historike si gruaja e parë e Zezë që kandidoi për President./Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër…

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar!

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME