Categories Lajme

Vështirësohet situata tek Infektivi, futet në intubim një mjek i QSUT, 11 pacientë në terapi intensive

Vijon të mbetet shqetësuese situata te Spitali Infektiv, ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë raporton se prej katër javësh ka një numër të lartë infektimesh, shtrime të shumta në spital dhe vīktima. Aktualisht në Infektiv po trajtohen 84 pacientë, 11 prej të cilëve janë në terapi intensive, ndërsa 2 në intubim. Në intubim ndodhet edhe një mjek i QSUT. Mjeku i intubuar është nga reparti i Hematologjisë, i cili është edhe reparti më i prekur nga virusi i rëndë.

Mësohet se mjeku 57-vjeçar A. P. ka qenë i prekur me koronavirus dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ditët e fundit. “Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME