Categories Lajme

Vora sërish në protestë, pritet një takim me kryebashkiakun

Banorët e Vorës protestuan edhe këtë të hënë kundër planit të ri urbanistik që ka të bëjë me rindërtimin pas pasojave të tërmetit të 26 nëntorit. Ata kundërshtojnë këtë plan pasi sipas tyre preken një pjesë e banesave të cilat nuk janë dëmtuar nga tërmeti dhe  nuk ka nevojë të shemben. Ata thonë se nuk ka transparencë sa i takon këtij plani, nuk ka një urdhër apo shkresë që u komunikon shembjen e banesave pasi ata do ta kishin ndjekur në rrugë ligjore.

“Informimi, dëgjesat publike, forumet, grupet e interesit nuk janë thirrur dhe nuk janë pyetur. Është njësia e qeverisjes vendore që e miraton këtë plan” tha një prej tyre.

Prej ditësh kanë kërkuar një takim me kryebashkiakun e Vorës dhe sot kanë shpresa se ai do të presë një përfaqësi të tyre. “Para gjysmë ore kisha një telefonatë nga vetë kryetari dhe më tha se në momentin që do të vij në institucion do të krijoni një përfaqësi dhe do t’ju sqaroj. Shpresojmë të jetë më vullnet të mirë kjo punë. Kur të zgjjdhen problematikat ne nuk ka ke më këtu, por na ke pro për të zhvilluar planin”. /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME