Categories Lajme

Vetëdorëzohet vrasësi i policit në Fier, Azgan Mërnica

Është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme (15 maj) në policinë e Fierit, vrasësi i policit Azgan Mërnica. Autori është dorëzuar para policisë. Mërnica vrau mesditën e 13 majit policin Novruz Cenalia.

Prej 48 orësh vijuan kërkimet për kapjen e tij.

Efektivi i policisë, Cenalia, u vra teksa po shkonte drejt vendit të punës për të marrë shërbimin. Vrasja u shënua rreth orës 13:15 minuta të 13 majit 2024.

Asllan Mernica, i njohur edhe me emrin Azgan, u largua nga vendi i ngjarjes me makinën tip “Audi”, ngjyrë blu, të cilën e braktisi disa kilometra me tutje dhe nga aty u arratis arave. Në ndjekje të tij janë vënë me dhjetëra efektivë policie, përfshirë Forcat Kombëtare e Sigurisë dhe elita RENEA.

Drejtuesit e policisë së shtetit, i bënë thirrje autorit që të dorëzohej, në të kundërt forca e ligjit do të jetë shumë e ashpër ndaj tij.

I ati i efektivit që ndërroi jetën nga plumbi në kokë, Nevruz Cenalia është po ashtu polic pranë sallës operative të Policisë Fier, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një vrasje të ndodhur vite më parë në vendlindjen e tij në Has, të mbyllur në dyert e drejtësisë, çfarë fillimisht e vendosi në tavolinën e hetuesve si pistë, por u sqarua shpejt që nuk kishte lidhje.

Ndërsa sa i përket vrasjes, eksperti tha se mund të ketë qenë një konflikt i çastit.

“Një person i cili ka një situatë tepër të rënduar kriminale vetë dhe brenda familjarëve të tij. Babai i dënuar, vëllezërit të arrestuar. Në një moshë të re dhe bashkë me nënën e tij vret një punonjës policie. Hetimi mund të sjellë një situatë tjetër që mund ta rëndojë situatën e tij.

Fakti që në momentin e vetëdorëzimit, pamjet e dhëna nga mediat tregonin një person që nuk të jepte përshtypjen që në 48 orë që ne thonim që ishte në arrati, pamjet fizike nuk të jepnin përshtypjen se ishte në arrati. Ka qenë i sistemuar në një banesë në kushte komode. Sepse ai ishte i qeshur, i veshur mirë, i trajtuar mirë.

Nuk ndihej arratisja e një personi që ka kaluar dy netë në arrati apo e një personi nën presion policor. Mendoj se familjarët apo të afërmit mund ta kenë mbajtur 23-vjeçarin për 48 orë. Ai ishte i qeshur, sikur po hipte në taksi”, tha Softa.

Azgan Mërnica, autori i vrasjes së policit Novurz Cenaila u vetëdorëzua në polici mesnatën e 15 majit, pas negociatave të RENEA-s me familjarët.

SYRI sjell një video të re nga momenti kur 23-vjeçari Mërnica hipën në makinë për t’u vetëdorëzuar.

Në video ai shfaqet shumë i qetë, madje edhe i buzëqeshur. Janë vetë familjarët që e kanë dorëzuar në polici pas negociatave me një makinë civile ngjyrë blu.

Në videon e re, familjarët dëgjohen teksa i thonë Azgan Mërnicës “po të luajti njeri atje…”.

Ndërkohë, shoferi i makinës thotë se “është në besën time”.

Në video po ashtu dëgjohet edhe tezja e 23-vjeçarit teksa thotë “rrugë të mbarë, Zotin para”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME