Categories Lajme

Vetëm 11-vjeç, por i mituri nga Belgjika diplomohet për Fizikë

Pas studimeve që zgjatën pak më shumë se një vit, një djalë 11 vjeçar belg ka marrë diplomën në fizikë nga Universiteti në Antëerpen me nderime të larta. Universiteti raportoi se Laurent Simons ka studiuar fizikë që nga marsi i vitit 2020 dhe duke u kualifikuar për diplomë tre vjeçare bachelor, ai ia kaloi të gjithë shokëve të tij të klasës.

Përderisa vazhdon studimet e tij universitare, Simons po ndjek kurse pasuniversitare në të njëjtën kohë. Ai do të fillojë studimet pasuniversitare me orar të plotë në fund të verës. Duke folur për mediat belge, Simons tha se ai u interesua për mekanikën klasike dhe fizikën kuantike dhe shpejt u fiksua për të ditur gjithçka rreth tyre.“Pavdekshmëria” është qëllimi i tij, tha fëmija i mrekullueshëm, duke shtuar: “Unë dua të jem në gjendje të zëvendësoj sa më shumë pjesë të trupit me pjesë mekanike”. “Fizika kuantike, studimi i grimcave më të vogla, është pjesa e parë e enigmës”, tha ai.

Ai tha se dëshironte të punonte me profesorët më të mirë në botë, të futet brenda trurit të tyre dhe të zbulonte se si ata mendojnë për të zgjidhur problemet. Simons u pranua në Universitetin e Teknologjisë Eidoven në Hollandë në moshën 9 vjeç, por braktisi shkollën për shkak të mosmarrëveshjes me universitetin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i njohur në mbarë botën si…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME