Varfëria mbetet arsyeja kryesore që familjet e komunitetit rom japin për mos ndjekjen e arsimit nga fëmijët. Në Çukë të Sarandës, ku jeton një komunitet i madh, ata thonë se vetëm 5 fëmijë shkuan në shkollë, pasi prindërit kanë sfidë ti ushqejnë dhe nuk mund ti pajisin me mjetet e nevojshme.
Vetëm 5 fëmijë të komunitetit rom që jeton në Çukë të Sarandës e nisën shkollën këtë vit të ri arsimor.
Të tjerët qëndrojnë në shtëpi, pasi familjarët thonë se janë të sfidë për tu siguruar bukën e gojës dhe nuk munden tu blejnë veshjet apo mjetet mësimore.
Për familjen e Nuri Koçit, baba i 7 fëmijëve, jeta është është e vështirë.
9 persona jetojnë në 20 metra katror mes varfërisë e pamundësisë.
“Do vijë dimri dhe ata nuk kanë veshmbathje, nuk kanë rroba, hajt se librat po na i japin pa lekë. Duhen veshur, duhen mbathur, nuk po ia dal ti ngop me bukë.”
Në shumë familje ka fëmijë që nuk janë ulur kurrë në bankat e shkollës.
Kjo grua e ve, nënë dy fëmijëve, thonë se është e pafuqishme për tu siguruar arsimin.
“Nuk kam mundësi, një invalid që marr nuk më del për ilaçet e mia.”
Komuniteti rom në Çukë të Sarandës jeton në disa banesa të improvizuara, ku këto pamje e tregojnë gjendjen më mirë se fjalët, ndaj edhe thirrja e tyre është për ndihmë.