Categories Lajme

Vetëm Danimarka më e sigurtë se Shqipëria – Vjedhjet e makinave, të dytët në kontinent për më pak raste

Po të kesh një makinë dhe të ndodhesh në Shqipëri, duhet të ndihesh i sigurtë; gjasat që të të vjedhin janë thuajse minimale. Të paktën këtë thonë të dhënat krahasuese mes atyre të Eurostat dhe atyre të Institutit të Statistikave. Sipas këtyre të dhënave, në kontinentin e vjetër vetëm një shtet tjetër raporton një numër më të vogël të vjedhjeve për makinë për banor, se sa vendi ynë, dhe ai vend është Danimarka.

Në të gjitha vendet e tjera shifra është bindshëm më e lartë, deri në 31 herë më shumë në rastin e Luksemburgut. Sipas të dhënave të Eurostat, në Bashkimin Europian dhe vendet e Efta-s, mesatarja e vjedhjes së makinave përgjatë periudhës 2015-2017 për 100 mijë banorë varion nga 4, deri në 328, me vendet e Europës perëndimore që janë në krye të kësaj liste, ku siç duket nuk mungon as Italia, Greqia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika apo Holanda.

Pas analizimit të hollësishëm të të dhënave nga Instituti i Statistikave dhe përpunimit të tyre, rezulton se, në vendin tonë vjedhjet e automjeteve për 100 mijë banorë në periudhën 2015-2017 fiksohen në vetëm 10.4 për 100 mijë banorë. Në 2015 kjo shifër fiksohet në 9.6, në 2016 në 10.3 dhe në 2017 në 11.4.

Pra, ka ardhur në rritje, por sërish shumë larg niveleve të vendeve europiane. Sipas të dhënave të instat, në vitin 2015 u raportuan 277 vjedhje makinash, në 2016, 298 të tilla dhe në 2017, 329. Të paktën në këtë “garë”, jemi të fituar, dhe në Europë kemi vetëm një rivale, Danimarkën, vendi i vetëm më i sigurtë se ne, po të jesh pronari i një makine.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME