Categories Sport

Vetëm pak ditë para ndeshjes me Anglinë, Kombëtarja Shqiptare humb edhe Armando Brojën

Shqipëria ka humbur edhe një pjesë të rëndësishme të organikës së saj, Armando Brojën. Pas mungesave të Rei Manajt, Ivan Balliut, Berat Gjimshitit tani listës i shtohet dhe sulmuesi Armando Broja.

Këtë lajm e ka konfirmuar mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli në konferencën e sotme për shtyp duke deklaruar se edhe Broja do të jetë një mungesë e rëndësishme e kuqezinjve të Edi Rejës.

20-vjeçari është dëmtuar me skuadrën e tij Sauthempton, por më pas u rikuperua ku u aktivizua në 10 minutat e fundit të lojës ndaj Aston Vilës.

Sipas njoftimit zyrtar nga FSHF, Broja pritej të vinte sot në grumbullim me ekipin Kombëtar, por mesa duket ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja për dy ndeshjet ndaj Anglisë më 11 nëntor në “Wembley”, por edhe ndaj Andorrës më 14 nëntor në “AIR Albania”./BalkanWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME