Categories Lajme

Vetëvendosje i publikon fotot e tubimit, mijëra njerëz në kohë pándemie

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një grumbull fotografish nga tubimi publik që mbajti sot në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës. Partia e Albin Kurtit, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka përcjellë edhe citat nga fjalimi i kryetarit të saj, i cili masës së mbledhur në shesh i ka thënë se ‘i gjithë pushteti do të jetë në duart tona’.

“Në fjalën e tij, mes ngazëllimit të të pranishëmve me plot dashuri për vendin dhe Lëvizjen, Kryetari Kurti tha se, “këtë vit dhe vitin që vjen neve do të na ngelet i gjithë pushteti në duart tona, pushteti qendror këtu, por edhe ai lokal nëpër komuna. Kjo do të na gëzojë shumë, por duhet edhe të na brengosë për punët e shumta dhe përgjegjësinë e madhe që do ta kemi. Bëhuni gati për pushtetin. Do të ikë kjo Qeveria Koti, e ne nuk kemi kohë për të humbur, nuk kemi kohë koti”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Megjithëkëtë, shqetësues mbetet fakti se si në këtë tubim nuk është respektuar aspak distanca, mbajtja e së cilës ishte një ndër rekomandimet më të shpeshta që bënte VV sa ishte në pushtet, përkatësisht ministri i Shëndetësisë që vinte nga kjo parti, Arben Vitia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME